Prej MË SHUMË SE 35 VJETËSH ne të LR besojmë te MË SHUMË! Përveç më shumë shëndet dhe bukuri kjo gjë do të thotë për ne: më shumë liri, më shumë bashkësi, më shumë familje, më shumë mundësi ... Produktet tona inovative, cilësore të shëndetit dhe të estetikës „Made in Germany“ forcojnë shëndetin dhe rrisin mirëqenien. Ato zhvillohen bazuar në njohuritë më të reja shkencore dhe prodhohen me përbërësit e natyrshëm më të mirë.
LR Health & Beauty u themelua në vitin 1985 në Ahlen-in e Vestfalisë, ku edhe sot e kësaj dite gjenden ende zyrat tona qendrore dhe ambientet tona të prodhimit. Ndërkohë ne jemi aktiv në 32 vende dhe jemi rritur si një nga kompanitë më të suksesshme të shitjes së drejtpërdrejtë në Evropë.
Ne zhvillojmë produkte shëndeti dhe estetike me cilësi të lartë, inovative dhe të kontrolluara nga ana cilësore dhe bazuar në njohuritë më të reja shkencore dhe i prodhojmë ato me përbërësit e natyror më të mirë.
Produktet tona cilësore – me shumë pak përjashtime – prodhohen në Gjermani, duke respektuar standarde të larta të cilësisë dhe pa kryer eksperimente te kafshët. Institute të pavarura dhe të njohura kontrolli, ndër të tjera SGS INSTITUT FRESENIUS si dhe IASC (International Aloe Science Council), konfirmojnë rregullisht cilësinë e produkteve tona.
Prej më shumë se 18 vjetësh ne jemi ekspertë të Aloe Vera dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të Aloe Vera. Aloe Vera është për shkak të substancave të saj vepruese një multitalent e vërtetë. Shtresa që gjendet në brendësi të fletës përmban mbi 200 substanca vitale. Për më tepër ajo përforcon disponueshmërinë biologjike të substancave të rëndësishme ushqyese, përmes së cilës vitaminat absorbohet më mirë nga trupi.
Si CEO i LR Group, Dr. Andreas Laabs është përgjegjës për zhvillimin strategjik dhe menaxhimin operacional.
Thomas Heursen si Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Globale të Partnerëve kujdeset për ruajtjen e kontaktit me partnerët në mbarë botën dhe është përgjegjës për kualifikimin dhe trajnimin e mëtejshëm të partnerëve të shitjeve.
Si Menaxher i Përgjithshëm, Andreas Grootz është përgjegjës për Departamentet Ligjore, Tregjet e Reja, Çështjet Rregullatore, Auditimin e Korporatës, Përputhshmërinë, Sigurinë dhe Rrezikun e Informacionit.
Si Menaxher i Përgjithshëm i Shitjeve dhe Marketingut, Patrick Sostmann është përgjegjës për rajonet e shitjeve globale, si dhe për departamentet e Operacioneve dhe Marketingut Global të Shitjeve.