NE BESOJMË NË MË SHUMË PËRGJEGJËSI

Për ne është e vetëkuptueshme marrja e menjëhershme e përgjegjësive sociale për të ofruar mbështetje aktive dhe të qëndrueshme. Është koha për të vepruar, për të qenë të qëndrueshëm në aspektin ekologjik, shoqëror dhe atë ekonomik. Lr: një ndërmarrje e qëndrueshme.

4.7

Milionë shishe pa tapa të gjelbra


136

Tonë mbeturina të shmangura


28

Stacione karikimi për e-mobility


ecologically_sustainable_1500px
Duke vepruar në një mënyrë ekologjikisht të qëndrueshme

Për ne, të vepruarit në një mënyrë ekologjikisht të qëndrueshme do të thotë t'i ofrojmë natyrës kohë për ta rigjeneruar dhe ruajtur atë për brezat e ardhshëm.




KULTIVIM NE KUSHTE ORGANIKE

Bimët e Aloe Vera-s të përdorura në produktet e LR rriten në plantacione, në pllajën meksikane, kultivohen posaçërisht për LR dhe janë gjithashtu të certifikuara bio. Në kultivimin e bimëve nuk përdoren pesticide ose plehra kimike. Thjesht mbetjet bimore të Aloes që grumbullohen gjatë përpunimit shërbejnë si një pleh natyral. Këto mbetje bimore përftohen kur filetoja e brendshme e gjethes ndahet nga fleta e jashtme. Mbledhja e gjetheve kryhet me dorë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Mblidhen vetëm gjethet më të jashtme, të cilat janë të paktën tri-vjeçare. Kjo mbron bimën dhe siguron përqendrimin më të mirë të mundshëm të përbërësve të dobishëm.


VULA E CILESISE "MIQTE E DETIT"

VULË E CILËSISË: Shumica e peshqve në botë është në rrezik për shkak të peshkimit. Prandaj është edhe më e rëndësishme për LR-në, që çdo lëndë e parë detare në produktet tona të ketë prejardhje të qëndrueshme. Këtë ne e sigurojmë duke përdorur vetëm përbërës të certifikuar. Për vajin e peshkut të përdorur në kapsulat LR LIFETAKT Super Omega, LR ka zgjedhur të përdorë produkte me vulën e cilësisë "Friend of the Sea” (Miku i Detit), e cila lëshohet nga Organizata Botërore e Qëndrueshmërisë. Organizata "Friend of the Sea" është një lider botëror në çështjet detare që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë.


socially_sustainable_1500px
Të veprosh në një mënyrë të qëndrueshme sociale

Për ne, të veprosh në një mënyrë të qëndrueshme shoqërore, do të thotë të ruash një mjedis pune të respektueshëm, të drejtë dhe shembullor, gjë që u mundëson të gjithëve të zhvillohen individualisht dhe lirisht. Në lr, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë anëtarëve më të vegjël dhe më të dobët të shoqërisë, fëmijëve.







Ofron mundësi për fëmijët
Fondi Global LR për Fëmijët

Fondi për fëmijët LR Global Kids Fund e.V. u themelua në vitin 2009. Shoqata e bamirësisë bazohet në angazhimin kolektiv të kompanisë, punonjësve të saj, partnerëve të shitjes dhe klientëve dhe mbështet projekte ndihme në vendet në të cilat LR është aktive. Dhe kjo është ajo që e bën atë kaq të veçantë: LRGKF është një shoqatë bamirëse që u themelua nga punonjësit e LR-së dhe ofron mbështetje me gjithë zemër për fëmijët. Ajo çka ne synojmë është një mbështetje joburokratike, transparente dhe e qëndrueshme. Përveç kësaj, LR bashkëpunon me organizata të besueshme të ndihmës në të gjithë botën, të tilla si fondacioni RTL Foundation dhe fshatrat e fëmijëve SOS. Të gjitha donacionet shkojnë krejtësisht në projektet lokale, sepse LR mbulon çdo kosto administrative. LR mbështet aktualisht fëmijë dhe të rinj në fushat e shëndetit dhe arsimit (p.sh. shkollim, restorant për fëmijë, trajnim gjuhësor) në 17 projekte të ndihmës për fëmijë në 17 vende. Për këtë qëllim, fondi LR Global Kids Fund e.V. bashkëpunon gjithashtu me organizata të njohura dhe të besueshme të ndihmës. Në nivel lokal, ne punojmë me fondacionin e ndihmës për fëmijë "Stiftung RTL – wir helfen Kindern e. V.”, ndërsa ndërkombëtarisht, ne mbështesim një numër projektesh në ndihmë të fëmijëve të "Fshatrave të fëmijëve SOS".


Të shëndetshëm për të ardhmen
Shëndeti i punonjësve tanë

Shëndeti dhe bukuria nuk gjenden vetëm në produktet e LR, por edhe në filozofinë e kompanisë sonë. Që nga viti 2017, LR u ofron punonjësve të saj shërbime të ndryshme si pjesë e programit të menaxhimit të shëndetit të kompanisë, në mënyrë që të japë një kontribut të qëndrueshëm në ruajtjen e shëndetit të të gjithë punonjësve. Përveç konsultave të rregullta mjekësore në vend, LR ofron kontrolle gjithëpërfshirëse për të gjithë punonjësit në intervale të rregullta. Plani i menaxhimit të shëndetit në punë (OHM) gjithashtu përfshin një vaksinim vjetor falas ndaj gripit. Përveç kësaj, në konsultim me ekipin OHM, punonjësve u ofrohen kurse profesionale parandalimi dhe fitnesi. Shpërndarësit e frutave dhe ujit falas në të gjitha vendet e Ahlenit kompletojnë menaxhimin shëndetësor në LR. Punonjësit gjithashtu mund t’i japin një hov shëndetit të tyre duke ndihmuar klimën: me skemën e biçikletave me qira! Biçikletat e kompanisë mund të përdoren për të shkuar në punë dhe për të ardhur nga puna por edhe për udhëtime private.


Familja dhe karriera

Në LR çdo punonjës është i rëndësishëm. Prandaj, ne jemi gjithmonë të entuziazmuar kur nënat, ose baballarët kthehen në kompani pas pushimit prindëror dhe ne e mbështesim këtë me modele të ndryshme. Modele të ndryshme pune janë gjithashtu në dispozicion të të gjithë punonjësve të tjerë dhe mund të planifikohen në konsultim me menaxherin e tyre. Për shembull, ne ofrojmë orare pune fleksibël bazuar në një hark kohor fleksibël. Përveç kësaj, punonjësit mund të zgjedhin të kthehen si punëtorë me kohë të pjesshme. LR gjithashtu ofron punë mobile.


Hyrje e lehtë në kompani
Në bord

Marrja e punonjësve të rinj "në bord" është e rëndësishme për ne. Për të lehtësuar fillimin në LR, LR-ja ka krijuar një program gjithëpërfshirës për hyrjen në bord përpos planit të orientimit. Një pjesë thelbësore e kësaj është programi i mentorimit. Në muajt e parë në LR, çdo punonjës i ri shoqërohet nga një mentor personal, një person kontakti i cili është i gatshëm të ndihmojë dhe udhëzojë të sapoardhurin në të gjitha çështjet profesionet, personale dhe organizative. Programi i mentorimit ndihmon në integrimin e shpejtë të punonjësve të rinj në LR, si në nivelin profesional ashtu edhe në atë social. Në të njëjtën kohë, ata mësojnë të rrjetëzohen brenda kompanisë që nga fillimi. Përveç kësaj, punonjësit marrin pjesë në një seminar fillestar dhe një turne rreth kompanisë.


Promovimi i të rinjve në mënyrë holistike
Koncepti i stazhierit

Promovimi dhe zhvillimi i talenteve të reja dhe ofrimi i një të ardhme premtuese është ajo çka LR përpiqet të arrijë. Në këtë kontekst, LR është duke ofruar një program trajnimi gjithëpërfshirës, ​​i cili deri më sot përfshin gjithsej nëntë fusha të ndryshme profesionale. Trajnimi nuk ka të bëjë vetëm me kualifikimet profesionale, por rrit gjithashtu aftësitë sociale dhe personale të tilla si besimi, krijimtaria dhe hapja. Bashkëpunimi i ngushtë me menaxherin përkatës dhe departamentin e burimeve njerëzore është një shtyllë themelore e trajnimit. Programi ynë i trajnimit për Junior Manager "të së nesërmes" lidh teorinë dhe praktikën në një mënyrë kuptimplotë, duke u mundësuar kështu të rinjve që të fillojnë me sukses jetën e tyre profesionale. Gjatë 24 muajve të kursit, stazhierët marrin njohuri gjithëpërfshirëse në fusha të ndryshme të ndërmarrjes dhe janë të ngarkuar me punë të përgjegjshme që nga fillimi. Kështu, ata janë të përgatitur më së miri për çfarëdo fushe që do të vendosin të punojnë më vonë. Ata janë me të vërtetë të ingranuar në fusha të ndryshme të punës. Si një kompani globale, puna në një nga 28 vendet tona në mbarë botën është sigurisht, pjesë e programit të stazhierit. Në këtë mënyrë, stazhierët tanë mund të provojnë karakterin ndërkombëtar të LR-së direkt në vend dhe të ndihmojnë në formësimin e tij, gjithashtu kjo u lejon atyre të zgjerojnë më tej rrjetin e tyre social.


economically_sustainable_1500px
Duke vepruar në një mënyrë të qëndrueshme ekonomikisht

Për ne, të veprosh në një mënyrë të qëndrueshme ekonomikisht do të thotë të gjesh një qasje ekonomike që bazohet në marrëdhënie të drejta me të gjitha palët e përfshira. Përveç kësaj, ne kërkojmë të jemi të qëndrueshëm ekonomikisht në një periudhë afatgjatë për të siguruar një të ardhme të ndritur.



MENAXHIM EFEKTIV I RISKUT

PAJTUESHMËRIA: Qëllimi kryesor i politikës së menaxhimit të pajtueshmërisë në LR është parandalimi dhe zbardhja e çdo shkelje të kërkesave ligjore, rregullatore, kontraktuale dhe kërkesave të tjera, duke përfshirë politikat dhe udhëzimet e brendshme të kompanisë. Për kuptimin sa më të mirë të qëllimeve të pajtueshmërisë, ne kemi nxjerrë një kod të sjelljes, i cili rregullon fusha të rëndësishme si trajtimi i barabartë, konkurrenca e ndershme, anti-korrupsioni, pranimi i dhuratave dhe mbrojtja e mjedisit. Komiteti i pajtueshmërisë, i përbërë nga revizioni i brendshëm, Global Finance, Legal, Burimet Njerëzore dhe pajtueshmëria, takohet rregullisht disa herë në vit për të koordinuar dhe për të raportuar. Këtu, diskutohen raste të vështira të pajtueshmërisë, njoftime ligjore dhe raporte nga vendet e tjera të LR, si dhe mundësitë për përmirësim. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të zgjerimit gjeografik të LR, rinovimit të vazhdueshëm të portofolit të produktit dhe faktorëve të jashtëm që ndryshojnë me shpejtësi, p.sh. për shkak të një legjislacioni të ri.


TRAJTIM I BARABARTË, TOLERANCË DHE MUNDËSI TË BARABARTA

LARMIA: Si një organizatë sociale, LR, si shoqëria në tërësi, është një bashkëpunim i individëve që veprojnë në mënyrë të pavarur nisur nga nevoja të ndryshme. Por të gjithë gjithashtu kontribuojnë me njohuritë, krijimtarinë dhe pikëpamjet e tyre individuale për gjërat. Ne e shohim këtë larmi si një aset për kompaninë tonë. Për ne, vlerësimi i punonjësve tanë është një çështje e natyrshme. Ne pranojmë veçantinë e secilit individ, pavarësisht nga gjinia, besimi, mosha, orientimi seksual ose ngjyra e lëkurës. Ne vlerësojmë njëri-tjetrin për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të respektuar personalitetin e tjetrit. Mënyra të ndryshme të të menduarit mundësojnë perspektiva të reja. Në këtë mënyrë, shfaqen ide të reja dhe krijuese që na çojnë në shtigje të reja për një të nesërme më të mirë. Shumëllojshmëria dhe larmia nxisin një potencial të madh inovativ, si tek punonjësit tanë, ashtu edhe tek partnerët tanë, për një mënyrë pune dhe mendimi të hapur, tolerante, krijuese dhe produktive.


RESPEKT DHE BARAZI NË TË GJITHË KOMPANINË

KODI I SJELLJES: LR është një kompani me integritet dhe qëndron për sjellje të drejtë, të respektueshme ndaj punonjësve dhe partnerëve të biznesit, si dhe një nivel të lartë besueshmërie në të gjitha marrëdhëniet e biznesit. Kodi ynë i sjelljes është një faktor kryesor për suksesin tonë afatgjatë: çdo menaxher dhe çdo punonjës është i detyruar të trajtojë njëri-tjetrin, kompaninë dhe partnerët e biznesit me respekt, hapje dhe ndershmëri.


Shtyllat e rëndësishme të këtij kodi të pranuara reciprokisht janë…

...kundrejt partnerëve tanë të biznesit:

  • Orientimi ndaj klientit dhe cilësi më e lartë produkti
  • Integriteti dhe besnikëria
  • Refuzimi i të gjitha llojeve të ryshfetit dhe korrupsionit
  • Mbrojtja e të dhënave personale dhe të biznesit
  • Pajtueshmëria me të gjitha kërkesat dhe ligjet ndërkombëtare