Në të gjithë botën jetojnë rreth 90 milion fëmijë në kufijtë e shoqërisë pa pasur një shans për t’u përfshirë. Për t’i dhënë një perspektivë fëmijëve të disavantazhuar, ne në vitin 2009 kemi themeluar LR Global Kinds Fund. Premtimit tonë „More Quality For Your Life“ ne e mbajmë dhe i mundësojmë fëmijëve nga shumë vende një të ardhme më të mirë me mbështetjen tonë.
LR do të thotë sukses pa devijime dhe në mënyrë të vazhdueshme. Këtë moto ka bërë të veten edhe LR Global Kids Fund. Parimi ynë është një mbështetje jo-burokratike, transparente dhe e qëndrueshme. Më konkretisht, lokalisht dhe direkt në vend. Për këtë gjë ne bashkëpunojmë me organizata të besueshme ndihmash. Të gjitha donacionet mbërrijnë 1:1 te projektet në vend, pasi me donacionin e kompanisë të LR janë mbuluar shpenzimet administrative të shoqatës.
Bashkë më të fortë! Bëhu tani pjesëtar i LRGKF-së. Me LR-në ndihma shkon në vendin e duhur në çdo kohë. Nuk ka rëndësi nëse është një donacion i vetëm apo anëtarësim sponsorizimi. Më tepër se njëmijë persona na mbështesin tashmë në rang ndërkombëtar. Pikërisht kjo i bën të planifikueshëm projektet tona të bamirësisë dhe financimin e tyre.
Mesazhi është i qartë: »More Quality for your life.«. A bashkohesh edhe ti?
LR Global Kids Fund e. V.
- Ka mbi 10 vjet që është aktive
- Tashmë ka marrë mbi 3 milionë euro donacione që nga viti 2009
- Aktualisht mbështet 18 projekte të ndihmës për fëmijët në 18 vende
- Ka mbi 1200 anëtarë mbështetës
- 100% e donacioneve janë shpenzuar për projektet e ndihmës
- LR paguan për të gjitha shpenzimet administrative të bamirësisë